Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis njoftoi se vendi i tij është i gatshëm për dialog për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe të vlerësojë atmosferën pozitive të krijuar në periudhën e fundit me Turqinë, transmeton Anadolu.
Pas ardhjes në detyrën e tij në Ministrinë e Jashtme, Gerapetritis zhvilloi vizitë në Administratën e Qipros Greke (GCA) dhe u takua me ministrin e Jashtëm të Qipros Greke, Constantinos Kombos.
Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Gerapetritis vuri në dukje se gjatë takimit janë diskutuar problemi i Qipros, marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimet rajonale, çështjet e Bashkimit Evropian (BE) dhe zhvillimet ndërkombëtare.
Në konferencën e përbashkët për media pas takimit, Gerapetritis deklaroi se kërkimi i një zgjidhjeje të qëndrueshme ndaj problemit të Qipros është një nga prioritetet bazë të politikës së jashtme të Greqisë.
Ai potencoi se Greqia është e gatshme të vlerësojë atmosferën pozitive të krijuar në periudhën e fundit në marrëdhëniet me Tursinë dhe të krijojë kushtet për dialog mbi bazën e ligjit ndërkombëtar detar me qëllimin për të zgjidhur mosmarrëveshjet në çështjen e shelfin kontinental dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike (ZEE).
Ndërsa Kombos tha se problemi i Qipros është një problem themelor për GCA dhe se i kushtojnë shumë rëndësi kontributit të BE-së për përfundimin e ngërçit në kërkimin e zgjidhjes dhe për të rifilluar negociatat.