Zyrtarët grekë kanë nisur një sërë kontaktesh të nivelit të lartë me Qeverinë e re në Turqi, në përpjekje për t’iu kundërvënë rritjes së kalimeve të migrantëve nëpër lumin që ndan dy shtetet.
Ministri grek i Mbrojtjes, Alkiviades Stephanis, të mërkurën zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Yasar Guler, thanë zyrtarët në Athinë. Kjo bisedë u zhvillua një ditë pasi kryediplomatët e të dyja shteteve po ashtu zhvilluan bisedime.
Guler dhe anëtarë të tjerë të Qeverisë së re turke u emëruan pas rizgjedhjes së presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Patrullimet përgjatë lumit Evros në anën greke të kufirit janë intensifikuar, pasi së fundmi ka rënë niveli i ujit, gjë që mundëson kalimin më të lumit nga migrantët.