RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Greqia mbyll kufijtë, MPJD me njoftim për shtetasit e Kosovës

greqia-mbyll-kufijte,-mpjd-me-njoftim-per-shtetasit-e-kosoves

Nga nesër më 2 prill, ora 06:00 e mëngjesit e deri më 4 prill, kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur, si pasojë e një greve 48 orëshe të paralajmëruar nga shërbimi doganor grek.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se kalimi do të lejohet vetëm për këmbësorë pa bagazhe dhe për personat me probleme shëndetësore.

“MPJD njofton shtetasit e saj se kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore. Shtetasit e Republikës së Kosovës që mund të kenë nevojë për informacione shtesë inkurajohen të kontaktojnë Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë në numrin e mëposhtëm të telefonit:+30 210 721 1711”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Related posts

7 mijë 786 të rinj janë punësuar përmes platformës “Superpuna”

admin6

Nikaragua paraqet lëndë në GJND, akuzon Gjermaninë për lehtësimin dhe mos parandalimin e gjenocidit në Gaza

admin6

Kurti pret sot emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor

rezart morina