Kryeministri i Greqisë, Kiryakos Mitsotakis ka uruar Benjamin Netanyahun për fitoren në zgjedhjet e Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim në Twitter, Mitsotakis tha se bisedoi me Netanyahun për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhje.
“Ne presim vazhdimësinë e marrëdhënieve të forta mes vendeve tona”, tha Mitsotakis.
Sipas rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura për herë të pestë në tre vjet e gjysmë në Izrael, Netanyahu dhe aleatët e tij të djathtë fituan shumicë të mjaftueshme për të formuar qeverinë e re në vend.