RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Grupi kibernetik izraelit NSO zbulohet duke përgjuar përdoruesit e iPhone

grupi-kibernetik-izraelit-nso-zbulohet-duke-pergjuar-perdoruesit-e-iphone

Studiuesit e Universitetit të Torontos publikuan të dhënat pasi zbuluan programin infiltrues në aparatet e aktivistëve meksikanë të të drejtave të njeriut.

Ata thanë se grupi izraelit i sulmeve kibernetike NSO ka kryer të paktën tre sulme të tipit “zero click” ndaj aparateve iPhone të anëtarëve të shoqërisë civile vitin që shkoi.

Studiuesit e grupit Citizen Lab publikuan zbulimet ku flitej për gamën e gjerë të aktivitetit të NSO, pas infektimit të celularëve të të paktën dy aktivistëve në Meksikë në vitin 2022.

Programi Pegasus i grupit NSO mund të infiltrohet në aparate me anë të një mesazhi teksti që përdoruesi klikon, ose së fundmi me anë të sulmeve të tipit “zero-click”.

Ndërhyrjet bëhen për të monitoruar çdo informacion në celularin e përdoruesit.

Në sulmet e indentifikuara nga Citizen Lab ishin shënjestruar aparate iOS 15 e iOS 16, për të cilat thanë se kishin njoftuar kompaninë Apple, me qëllim përmirësimet për të shmangur ndërhyrjet.

NSO Group është një agjenci mbikëqyrjeje izraelite e ministrisë së mbrojtjes, thotë Citizen Lab i Universitetit të Toronto, të cilët kanë studiuar gjerësisht Pegasus.

Citizen Lab tha se zbuloi fillimisht sulmet gjatë hetimit të anëtarëve të OJQ-ve meksikane ‘Red en Defensa de los Derechos Digitales’ ose RD3, teksa ekzaminonte celularët e aktivistëve të të drejtave të njeriut.

“Koha e ndërhyrjeve korrespondonte me aktivitete të rëndësishme të organizatës dhe sugjeron se operatori i Pegasus kërkonte të depërtonte duke ndaluar punën e organizatës në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut nga ushtria meksikane”, thuhet në raport.

‘Centro PRODH’ është një grup i ligjshëm meksikan për të drejtat e njeriut dhe heton një rrëmbim masiv të dhjetra stundentëve në Meksikë në vitin 2015.

Një nga celularët e infektuar i përkiste kreut të grupit Centro PRODH, Jorge Santiago Aguirre Espinosa, për të cilin Citizen Lab tha se ishte kompromentuar të paktën tre herë prej vitit 2016.

I dyti ishte ai i anëtares së Centro PRODH, María Luisa Aguilar Rodríguez, që ishte infektuar teksa raportonte për shkeljet e të drejtave nga ushtria e Meksikës.

Sipas një raportimi të rrjetit Washington Post, Meksika ka qenë “një klient i rregullt i grupit kibernetik NSO”.

Zyrtarët izraelitë të NSO mohojnë shkeljet e ligjit ose shërbimet e spiunazhit për qeveritë në botë, duke thënë se Pegasus është krijuar vetëm kundër “kriminelëve dhe terroristëve”. /tch

Related posts

Hajnat shënjestrojnë xhamitë në Kamenicë, tri raste brenda pak ditësh

Muhamet Ramadani

Përmbytjet në Pakistan, qeveria shpall emergjencë kombëtare

admin

Palestinezët raportojnë mbi 2.200 sulme nga ushtria izraelite dhe pushtuesit në Bregun Perëndimor gjatë korrikut

Muhamet Ramadani