RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres: Evakuimi i veriut të Gazës “thjesht i pamundur”

guterres:-evakuimi-i-veriut-te-gazes-“thjesht-i-pamundur”

Kreu i OKB-së tha se zhvendosja e banorëve të Gazës në një zonë lufte, në një vend pa ushqim, ujë apo strehim, është “jashtëzakonisht i rrezikshëm” dhe “thjesht i pamundur”, raporton Anadolu.

“Të zhvendosësh më shumë se një milion njerëz nëpër një zonë lufte, të dendur me popullsi, në një vend pa ushqim, ujë ose strehim, kur i gjithë territori është nën rrethim, është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe në disa raste, thjesht i pamundur”, tha Antonio Guterres para një takimi të Këshillit të Sigurimit për situatën në Lindjen e Mesme.

Kreu i OKB-së tha se sistemi i spitaleve në Gaza është “në prag të kolapsit” dhe morgjet janë të tejmbushura, duke shtuar se 11 punonjës të kujdesit shëndetësor janë vrarë gjatë detyrës.

“Stafi ynë i Kombeve të Bashkuara dhe partnerët tanë po punojnë gjatë gjithë kohës për të mbështetur popullin e Gazës”, tha ai, duke shtuar: “Ne vuajmë për kolegët tanë që janë vrarë, një numër që po rritet çdo ditë.”

Guterres tha se ai ka qenë në “kontakt të vazhdueshëm” me liderët në të gjithë rajonin, duke u fokusuar në mënyrat për të “ulur vuajtjet dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të rrezikshëm në Bregun Perëndimor ose gjetkë në rajon, veçanërisht në Libanin jugor”.

“Shkëmbimi i zjarrit përgjatë ‘vijës së kaltër’ është shumë shqetësues. Duhet të ndalet”, theksoi ai.

Guterres u shpreh se është e nevojshme një qasje e menjëhershme humanitare në të gjithë Gazën, “në mënyrë që të mund të dërgojmë ushqim dhe ujë për këdo që ka nevojë”.

“Civilët duhet të mbrohen dhe gjithashtu të mos përdoren kurrë si mburojë. Dhe të gjithë pengjet në Gaza duhet të lirohen menjëherë”, shtoi ai.

Ai u bëri thirrje gjithashtu udhëheqësve që “të flasin kundër antisemitizmit, fanatizmit anti-musliman dhe gjuhës së urrejtjes të të gjitha llojeve”.

Ushtria izraelite më herët gjatë ditës u bëri thirrje të gjithë banorëve të pjesës veriore të Gazës që të evakuojnë shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në jug.

Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite nisën një fushatë të pandërprerë dhe të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës, në përgjigje ndaj një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.

Konflikti filloi të shtunën e kaluar kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit, një sulm i papritur shumë-dimensional, përfshirë një breshëri lëshimesh të raketave dhe infiltrimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit.

Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Më pas, ushtria izraelite nisi operacion kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës.

Përgjigjja e Izraelit është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në zonën që është përfshirë nga rrethimi që nga viti 2007.

Related posts

Lajçak nis vizitat, sot në Beograd e nesër në Kosovë

admin

Komshiç lidhur me pranimin e Qeverisë së Kroacisë: Më në fund gjërat dolën në sipërfaqe

admin

Me ndërmjetësimin e BE-së takohen në Pragë liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit

admin