RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres: Marrëveshja e grurit, fillimi i përpjekjeve diplomatike

guterres:-marreveshja-e-grurit,-fillimi-i-perpjekjeve-diplomatike

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë gjatë një takimi me presidentët e Ukrainës dhe Turqisë, Volodymyr Zelensky dhe Recep Tayyip Erdogan, në Lviv.

Shefi i OKB-së tha pas samitit se marrëveshja me Rusinë për të eksportuar grurin e bllokuar me muaj në Ukrainë, ishte vetëm fillimi i përpjekjeve diplomatike dhe se fryma e kompromisit ishte e nevojshme.

“Momenti pozitiv në frontin e ushqimit pasqyron një fitore për diplomacinë, për multilateralizmin, për personat e kapur në kthetrat e një krize të kostos së jetesës, dhe për fermerët punëtorë të Ukrainës”, tha ai.

“Por, ky është vetëm fillimi. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të sigurojnë progres të vazhdueshëm”, shtoi Guterres.

Guterres tha se pushtimi rus në Ukrainë kishte shkaktuar vdekje të shumta, shkatërrime dhe zhvendosje masive dhe shkelje dramatike të të drejtave të njeriut. /atsh

Related posts

Lajçak pas takimit me Bislimin: Folëm për zbatimin e marrëveshjes dhe dinarin serb

rezart morina

U vra nga sulmet izraelite, Netahyahu për komadantin e Hezbollahut: Nasrallah ishte motori qendror i boshtit të së keqes së Iranit

admin

Vala e zemërimit në Izrael, Benjamin Netanyahu: Hamasi është fajtor për vdekjen e pengjeve dhe do të paguajë

admin