RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres mysafir nderi në samitin e Ligës Arabe

guterres-mysafir-nderi-ne-samitin-e-liges-arabe

Ministria e Jashtme e Algjerisë njoftoi se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të marrë pjesë si mysafir nderi në samitin e Ligës Arabe, i cili do të mbahet në nëntor në Algjeri, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme në deklaratën e saj tha se ministri i Jashtëm algjerian, Ramtane Lamamra, i cili ndodhet në New York në kuadër të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së u takua me kreun e kësaj organizate, Guterres.

Gjithashtu u theksua se me këtë rast ministri Lamamra i dorëzoi ftesën Guterresit për të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe në Algjeri si mysafir nderi.

Kreu i OKB-së pranoi ftesën, duke shprehur mirënjohjen e thellë që do të ketë mundësinë të marrë pjesë në takim.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Guterres, gjatë takimit me Lamamra, vlerësoi kontributin e shkëlqyer të Algjerisë në OKB.

Samiti i Ligës Arabe, i cili nuk u mbajt në vitet 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë së COVID-19, do të mbahet në Algjeri më 1 dhe 2 nëntor.

Liga Arabe është një organizatë rajonale e vendeve arabe në dhe rreth Afrikës së Veriut, Bririt të Afrikës dhe Azisë Jugperëndimore.

Liga Arabe, e cila u themelua në Kajro më 22 mars të vitit 1945 dhe aktualisht ka 22 vende anëtare.

Related posts

Izraeli dhe Egjipti drejt marrëveshjes 35 miliardë dollarëshe për gaz natyror

RTI

Modernizohen turbinat e KEK-ut, Kurti: S’do të ketë nevojë për riparime të shpeshta

Muhamet Ramadani

Aleanca për Shqiptarët zgjedh kryetarin e ri, Taravari kandidati i vetëm

admin