RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Haiti kërkon ndihmë të jashtme ushtarake për të menaxhuar krizën me banda

haiti-kerkon-ndihme-te-jashtme-ushtarake-per-te-menaxhuar-krizen-me-banda

Haiti ka kërkuar mbështetje të jashtme ushtarake, për të menaxhuar krizën me bandat e dhunshme që kanë paralizuar shtetin.

Qeveria e Haitit ka autorizuar kryeministrin, Ariel Henry që të kërkojë ndihmë ushtarake për shkak të “rrezikut të ndonjë krize të madhe humanitare”.

Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar shtetasve të tyre që të largohen nga Haiti për shkak të pasigurisë.

Një grup i bandave të fuqishme kanë bllokuar terminalin kryesor të naftës në këtë shtet, prej muajit shtator.

Kjo gjë ka ndikuar në bllokim të furnizimeve me ujë dhe ushqim.

Ende nuk është e qartë se cilave vende u është dërguar kërkesa për intervenim dhe se çfarë ndihme do të ofrohet.

Kombet e Bashkuara nuk kanë marrë kërkesë zyrtare nga Qeveria e Haitit.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për situatën e sigurisë në Haiti, për ndikimin që ka në popullin e Haitit, dhe në aftësinë tonë për të kryer punë, sidmos në fushën humanitare”, ka thënë zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Qeveria e Haitit ka thënë se tetë persona kanë vdekur të dielën nga kolera, për herë të parë në tre vjet – duke rritur shqetësimet edhe për krizë të mundshme shëndetësore.

Haiti është një prej vendeve më të varfra në botë.

Ky vend së fundi është përballur me një mori krizash, por ndër më të mëdhatë ka qenë ajo e vrasjes së presidentit, Jovenel Moïse, në korrik të vitit 2021.

Ndërkohë Haiti është përballur edhe me një tërmet që ka lënë të vdekur më shumë se 2.200 njerëz. /rel

 

Related posts

OBSH: 13 milionë njerëz përballen me pasiguri akute ushqimore në Afganistan

admin

RMV: Dalja në votime deri në orën 15 është 35,9%, për 7% më shumë se në vitin 2019

admin

Gjashtë vjeçari në Shqipëri mbytet në rezervuar të ujit

admin