Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se nuk ka pasur bastisje nga Gjykata Speciale në shtëpinë e tij.
Ai për Tëvë 1 ka thënë se është takuar me zyrtarë të Speciales për shkak të punës së tij, që sipas tij është i angazhuar në një rast.
“Nuk ka pasur bastisje në shtëpinë time. Jam takuar me zyrtare te Speciales vetëm për shkak të punës që e bejë, për shkak te angazhimit që e kamë në një rast atje”, ka thënë ai për redaksinë.
Ndryshe, në media është raportuar se është bastisur sot shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit.
The post Hajredin Kuçi: Nuk ka pasur bastisje në shtëpinë time first appeared on Radio Televizioni Iliria.