RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi dënon “piraterinë” izraelite pas sulmit ndaj flotës së ndihmës për në Gaza

hamasi-denon-“piraterine”-izraelite-pas-sulmit-ndaj-flotes-se-ndihmes-per-ne-gaza

Grupi palestinez Hamas sot denoncoi një bastisje izraelite ndaj një flotilje ndihmash që shkonte në Gaza si një “sulm terrorist” dhe “pirateri”, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme izraelite tha se forcat detare kanë kapur dhe sekuestruar më shumë se 20 anije nga Flotilja Global “Sumud” në ujërat ndërkombëtare në Detin Mesdhe dhe kanë ndaluar rreth 175 aktivistë në bord. Sulmi ndodhi pranë ishullit grek të Kretës, qindra milje detare (mbi 1.000 kilometra) nga Izraeli.

“Ne dënojmë fuqimisht sulmin terrorist sionist të kryer nga marina (izraelite) kundër anijeve të flotiljes që shkonin drejt Rripit të Gazës së rrethuar ndërsa ato ishin pranë ishullit grek të Kretës”, tha Hamasi në një deklaratë.

“Kjo pirateri sioniste e kryer larg brigjeve të Gazës përbën krim dhe sjellje të pamatur të praktikuar nga qeveria (izraelite) në sytë e botës pa asnjë pengesë ose përgjegjësi”, shtoi ajo.

Hamasi bëri thirrje për dënimin ndërkombëtar të sulmit izraelit ndaj aktivistëve civilë dhe kërkoi veprime për të siguruar lirimin e aktivistëve të ndaluar dhe e mbajti Izraelin plotësisht përgjegjës për sigurinë e tyre.

Flotilja, që mbante ndihma humanitare u nis dy javë më parë nga ishulli italian i Siçilisë, me një total prej 58 anijesh që synojnë të thyejnë bllokadën shumëvjeçare të Izraelit ndaj Gazës. Izraeli ka vendosur bllokadë shkatërruese në Rripin e Gazës që nga viti 2007, duke e lënë popullsinë prej 2.4 milionë banorësh të territorit në prag të urisë.

Ushtria izraelite nisi ofensivë brutale dyvjeçare në Gaza në tetor 2023, duke vrarë më shumë se 72 mijë njerëz, duke plagosur mbi 172 mijë dhe duke shkaktuar shkatërrime masive në të gjithë territorin e rrethuar.

Related posts

Egjipti dhe Arabia Saudite thërrasin në takim urgjent Ligën Arabe për situatën në Sudan

Muhamet Ramadani

EMRI/ Vrau me çekiç bashkëshorten e tij rumune, ja me sa vite burg dënohet shqiptari në Itali

admin

Melania Trump mohon lidhjet me Epstein: Thashethemet duhet të ndalen

Hevzi