RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi i bën thirrje Iranit të ndalë sulmet ndaj vendeve fqinje

hamasi-i-ben-thirrje-iranit-te-ndale-sulmet-ndaj-vendeve-fqinje

Lëvizja palestineze Hamas i ka bërë thirrje Iranit që të ndalë sulmet ndaj vendeve fqinje dhe të ruajë unitetin mes shteteve të rajonit.

Në një deklaratë, Hamasi theksoi nevojën për ruajtjen e “vëllazërisë” ndërmjet vendeve të rajonit dhe u bëri thirrje të gjitha shteteve që të bashkëpunojnë për të ndalur agresionin dhe për të forcuar marrëdhëniet mes tyre.

Megjithatë, organizata theksoi se Irani ka të drejtë të përgjigjet ndaj asaj që e quajti agresion nga SHBA dhe Izraeli, duke përdorur të gjitha mjetet e disponueshme në përputhje me normat dhe ligjet ndërkombëtare.

Më herët, Hamasi kishte dënuar edhe vrasjen e liderit suprem iranian Ali Khamenei, duke e cilësuar atë si një “krim të neveritshëm”. /mesazhi

Related posts

Bordi i Paqes prezanton kuadrin për qeverisjen dhe rindërtimin e Gazës pas luftës

admin

BE eksploron korridorin detar për ndihmë në Gaza

admin

Në Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë organizohet iftar, shpërndahen vakte iftari

Kushtrim Guraj