RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi: Plani i Gjermanisë për të dërguar tanke dhe municion Izraelit e bën partner në luftë

hamasi:-plani-i-gjermanise-per-te-derguar-tanke-dhe-municion-izraelit-e-ben-partner-ne-lufte

Hamasi reagoi kundër planit të Gjermanisë për të dërguar rreth 10.000 copë municione tankesh në Izrael duk paralajmëruar se kjo paraqet “marrjen e anës në luftën gjenocidale kundër palestinezëve në Rripin e Gazës”, transmeton Anadolu.

Hamasi në deklaratën e tij tha se plani gjerman “mbart të gjithë përgjegjësinë politike dhe morale për krimet e luftës të kryera nga qeveria naziste sioniste (izraelite)”.

Në deklaratë theksohej gjithashtu se kjo e bën Gjermaninë një partner të drejtpërdrejtë në luftën kundër popullit palestinez.

“Gjermania duket se po ripërsërit historinë e saj plot me mëkate kundër njerëzimit dhe nuk e kanë ndaluar atë as të gjitha mësimet e nxjerra nga e kaluara e afërt. Ne deklarojmë se populli ynë nuk do t’i harrojë dhe nuk do t’i falë ata që morën pjesë në sulmin ndaj tyre dhe i dhanë mbrojtje armikut vrasës i cili ka shkelur të gjitha tabutë”, thuhet në deklaratë.

Në tekstin e revistës “Spiegel” thuhej se qeveria gjermane ishte në parim pozitive kur bëhej fjalë për lejimin e dërgimit të municioneve e tankeve në Izrael.

Në nëntor të vitit të kaluar, qeveria izraelite kërkoi nga Gjermania afërsisht 10.000 njësi municion tankesh të kalibrit 120 mm dhe kjo kërkesë u diskutua në fshehtësi të madhe nga autoritetet gjermane.

Related posts

Alex Whiting zëvendëson Jack Smithin në pozitën e kryeprokurorit të Speciales

admin

Rusia ia ndal Evropës gazin përsëri

admin

Erdoğan: Industria e mbrojtjes e Turqisë po “bënë histori”

rezart morina