RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në këtë shtet do të punohet veç katër ditë në javë

ne-kete-shtet-do-te-punohet-vec-kater-dite-ne-jave

Kompanitë në Republikën Domenikane po përgatiten për një pilot-program gjashtëmujor që të punohet vetëm katër ditë në javë, hapi i parë i këtij lloji për vendin e Karaibeve, shkruan “The Guardian”.

Nisma do të nisë në shkurt, ndërsa punonjësit do të kenë të njëjtën pagë, dhe java standarde e punës u ul nga 44 orë në 36 orë, nga e hëna deri të enjten.

“Kjo u jep përparësi njerëzve, përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies dhe promovimit të një produktivitet të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit”, ka thënë ministri i Punës, Luis Miguel de Camps.

Një universitet lokal ka për detyrë të analizojë rezultatet, duke përfshirë çdo ndryshim shëndetësor te punëtorët dhe marrëdhëniet midis punës dhe jetës së tyre personale.

Aktualisht, punëtorët në Republikën Domenikane mund të punojnë jo më shumë se 44 orë në javë.

Britania në vitin 2023 nisi atë që konsiderohej prova më e madhe në botë e një jave pune katërditore dhe gjeti rezultate pozitive. /koha

Related posts

OKB thotë se 100 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit 2022

admin

Kinë – Lehtësohen masat e strategjisë ”zero Covid-19” pas protestave masive

admin

Dy vëllezër palestinezë në Suedi, të ardhurat e “Palestine Cola” ua dhurojnë palestinezëve

admin