RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hamza pas takimit me Kurtin: Ende nuk kemi marrëveshje

hamza-pas-takimit-me-kurtin:-ende-nuk-kemi-marreveshje

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se në takim është diskutuar për situatën aktuale politike dhe procesin që po zhvillohet në Hagë.

Hamza ka deklaruar se për PDK-në mbetet e nevojshme miratimi i ligjit, ndërsa ka bërë të ditur se deri në përfundim të takimit nuk është arritur marrëveshje.

Ai tutje ka paralajmëruar takime ditëve në vijim mes kryeministrit Kurti.

“Diskutuam për situatën aktuale politike dhe situatën që ka të bëjë me procesin që është duke u zhvilluar në Hagë. Për PDK-në e dini që është nevojë aprovimi i ligjit. Deri më tani nuk kemi marrëveshje…është e mundshme që do të kemi takime në ditëve në vijim”, tha Hamza pas takimit me Kurtin.

Ndryshe, Kuvendi ka afat deri më 6 tetor ta zgjedhë presidentin e ri ose shpallen zgjedhje të reja.

Related posts

Nëntë të mbijetuar janë nxjerrë nga rrënojat në Turqi të martën

admin

Türkiye kontribuese në zgjidhjen e çështjes së energjisë elektrike në veri të Kosovës

Muhamet Ramadani

12 mjekë specialistë braktisën punën në QKUK në vitin 2023

admin