RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hasani: Shqipëria, mbështetje të palëkundur për Ukrainën

hasani:-shqiperia,-mbeshtetje-te-palekundur-per-ukrainen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë qëndrimit në Gjenevë mori pjesë edhe në takimin e Grupit të Miqve të Përgjegjshmërisë për agresionin kundër Ukrainës.

Hasani dha mesazhin e tij në emër të Shqipërisë në këtë takim, ku rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën në luftën e saj për liri, drejtësi dhe paqe.

“Ne përgëzojmë iniciativat për llogaridhënien nga organizatat, duke përfshirë edhe përpjekjet e autoriteteve të Ukrainës për të ekspozuar krimet e luftës, shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare nga Rusia”, u shpreh Hasani.

“Dinjiteti dhe drejtësia për viktimat e panumërta të kësaj lufte duhet të rikthehet dhe përgjegjësit duhet të japin llogari”, theksoi ministri Hasani. /atsh

Related posts

Dhoma e Përfaqësuesve voton projektligjin që ndalon Departamentin të ndajë numrin e vik’timave nga autoritetet në Ga’za

rezart morina

Në Zhegër të Gjilanit u hap xhamia e re

rezart morina

Përurohet Muzeu i masakrës në Krushë të Madhe

admin