RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Haxhi 2023: Më shumë se 580,000 haxhinjë mbërrijnë në Arabinë Saudite

haxhi-2023:-me-shume-se-580,000-haxhinje-mberrijne-ne-arabine-saudite

Autoritetet kanë regjistruar një total prej 585,932 haxhinjësh që kanë udhëtuar nga e gjithë bota në Arabinë Saudite deri më tani përpara Haxhit të këtij viti, njoftoi të enjten agjencia zyrtare e lajmeve SPA.

Haxhi, pelegrinazhi vjetor në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite, pritet të fillojë më 26 qershor – në pritje të një njoftimi zyrtar nga autoritetet. Haxhi i këtij viti do të presë rreth 2.6 milionë muslimanë të bashkohen për të kryer një prej kushteve të fesë islame për herë të parë që nga COVID-19.

Në fillim të këtij qershori, Arabia Saudite shpalli planin më të madh operativ të Haxhit përpara sezonit pasi u hoqën kufizimet në numrin e haxhinjve.

Një rekord prej 14,000 anëtarëve të stafit dhe më shumë se 8,000 vullnetarë do të vendosen në terren për të ndihmuar miliona muslimanë që pritet të marrin pjesë në Haxh.

Autoritetet kanë përgatitur gjithashtu më shumë se 170 spitale dhe qendra shëndetësore në vendet e shenjta në Mekë dhe Medinë për t’i shërbyer haxhinjve në këtë vit.

Haxhinjtë nga Kosova pritët të nisën nga mëngjesi i hershëm i së shtunës (17 qershor). /mesazhi

Related posts

Përmbytjet vrasin më shumë se 20 njerëz në Iranin jugor – VIDEO

admin

Rusia emëron komandant të përgjithshëm për luftën në Ukrainë

admin

Ia “plasi në sy” shqetësimin për gjendjen e tij fizike, Joe Biden “sherr” me anëtarin demokrat

admin