RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhiu njofton se kamerat e sigurisë janë vendosur edhe në vilën e Radoiçiqit

haxhiu-njofton-se-kamerat-e-sigurise-jane-vendosur-edhe-ne-vilen-e-radoiciqit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nën shoqërinë e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, këtë të premte kanë vizituar vilën e Milan Radoiçiqit, tashmë të sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Në një prononcim të shkurtër për media, Haxhiu tha se në vilë tashmë janë vendosur kamerat e sigurisë, njëherit prezent janë edhe Policia e Kosovës.

“Kemi një aktvendim nga Departamenti Special dhe Gjykata e Apelit, për disa pasuri të paluajtshme, por edhe të luajtshme, sepse ka edhe vetura të tjera të sekuestruara. Një nga këto pasuri të paluajtshme është edhe vila luksoze, e cila deri para pak kohësh është konsideruar të jetë e kryekriminelit Radojçiq. Së bashku me Sveçlën sot ishim për vizitë te kjo vilë, për të parë nëse të gjitha veprimet që është dashur të ndërmerren nga Ministria e Drejtësisë, janë adresuar në kuptim të sigurisë. Përveç kamerave, janë edhe Policia e Kosovës është duke qëndruar këtu për aspekte të sigurisë”, deklaroi Haxhiu.

Po ashtu, Haxhiu tha se me vendosjen e kamerave të sigurisë, tashmë e kanë të mundur ta përcjellin çdo detaj apo përpjekje për të penguar punën e zyrtarëve dhe Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se vitin e kaluar, ministri Sveçla kishte bërë kërkesë që prona e Radojçiqit të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës.

Related posts

Media izraelite: Egjipti kundërshton vendosjen e forcave të përbashkëta me Izraelin në kufirin e Gazës

rezart morina

Ministri i jashtëm turk mori pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit brazilian

admin

Italia po përjeton vitin më të nxehtë që nga viti 1800

admin