RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hebrenjtë fanatikë bastisin Mesxhidi Aksanë

hebrenjte-fanatike-bastisin-mesxhidi-aksane

Dhjetëra hebrenjë fanatikë nën mbrojtjen e forcave izraelite bastisën Xhaminë al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së Administratës së Fondacioneve Islamike të Kudsit, kolonët fanatikë hebrenj hynë në grup në oborrin e Xhamisë Aksa në orët e mëngjesit dhe bënë turne provokuese aty.

Gjatë bastisjes, kolonët u përpoqën të kryenin ritet fetare në pjesën lindore të Mesxhid al-Aksas.

Policia izraelite rriti numrin e personelit në dhe brenda portave hyrëse të Aksasë për të garantuar sigurinë e kolonëve.

Hebrenjtë fanatikë bastisën Aksanë dje për shkak të “Ditës së Pavarësisë” të Izraelit.

Mesxhid al-Aksa, sipas traktatit të paqes të nënshkruar ndërmjet Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994; Vakëfet Jordaneze janë nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë e Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë.

Megjithatë, kolonët hebrenj bastisin shpesh Al-Aksan nën mbrojtjen e policisë izraelite pa lejen e administratës.

Related posts

Ok’upuesit iz’raelitë su’lme në Bregun Perëndimor, pla’gosin 10 palestinezë dhe dje’gin shtëpi dhe automjete

Muhamet Ramadani

Rihapen fluturimet në aeroportin Riyan të Jemenit pas vitesh ndërprerjeje

Muhamet Ramadani

Osmani bën thirrje për komunikim të drejtpërdrejtë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

admin