RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hovenier – Listës Serbe: E dimë saktësisht ku është kufiri, ju jeni parti opozitare e Kosovës së pavarur

hovenier-–-listes-serbe:-e-dime-saktesisht-ku-eshte-kufiri,-ju-jeni-parti-opozitare-e-kosoves-se-pavarur

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kërkuar depërshkallëzimin e plotë të situatës në veri.

Ai para mediave ka thënë se SHBA-ja kërkon zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura.

“Po vazhdojmë të kemi diskutime me Qeverinë, është mirë të shohim depërshkallëzim të mëtejmë të situatës në veri. Së dyti, duam të shohim përpjekje nga të dyja palët, Kosovës dhe Serbisë, për të arritur zbatim të plotë të marrëveshjes së arritur për të ecur përpara integrimit”, ka thënë ai.

Hovenier ka folur edhe për takimin e Listës Serbe me të dërguarin e posaçëm të Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai ka theksuar se SHBA-ja kërkon dhe pret që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje.

Ambasadori ka shtuar se s’duhet të vihet në pyetje se Kosova është shtet sovran dhe se Lista Serbe është parti politike opozitare në Kosovë.

“Pashë disa komente të Listës Serbe pas takimit dhe dua të theksoj disa gjëra. E para është që SHBA-ja e konsideron Kosovën të jetë, dhe që nga viti 2008 nga shpallja e pavarësisë, ne e kemi njohur të jetë shtet i sovran, i pavarur dhe demokratik. Puna që bëjmë ne me Listën Serbe, si parti politike e Kosovës, është puna që e bëjmë edhe me të tjera parti opozitare në Kosovë. Nuk duhet të ketë pyetje apo sugjerim për qëndrimin e SHBA-së se Kosova është tjetër pos shtet i pavarur. Dhe kjo përfshin veriun e Kosovës, siç e kam thënë shumë herë, ne e dimë saktësisht ku është kufiri. Është veriu i Mitrovicës. Ne duam që Lista Serbe ta luajë rolin e vet si parti politike në Kosovën sovrane, të pavarur dhe demokratike. Ne nuk e konsiderojmë parti politike serbe, e konsiderojmë si parti e serbëve etnikë në Kosovë. Duhet ta bëjmë këtë të qartë”.

Katër ditë më parë, Lista Serbe në takim me Escobarin ka përmendur respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara, duke kërkuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, dy ditë më pas në një intervistë për Zërin e Amerikës ka pretenduar se qysh para zgjedhjeve në veri ka pasur njësi speciale që, siç supozoi ai, “po ndërtojnë baza ilegale duke marrë tokën serbe, duke mos respektuar as ligjet e shpronësimit”. Ndër tjerash, ai pati pretenduar se po bëhej terror mbi serbët e se zgjedhjet nuk do të zgjidhin asgjë pa depërshkallëzim total të situatës.

Related posts

Youtuberi maqedonas konvertohet nga ortodoks në musliman – VIDEO

rezart morina

Kremlini: Do të zhvillojmë marrëdhëniet me Korenë e Veriut në çdo fushë të mundshme

rezart morina

Inteligjenca ruse: SHBA-ja, Britania dhe Ukraina qëndrojnë pas sulmit terrorist në Moskë

RTI