RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hungaria e mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO

hungaria-e-mbeshtet-anetaresimin-e-suedise-ne-nato

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i ka thënë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenber, se qeveria hungareze e mbështet anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake.

“E rikonfirmoj se qeveria hungareze e mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO”, ka shkruar Orban.

Ai ka shtuar se i ka thënë Stoltenbergut se do të vazhdojë ta shtyjë kuvendin të votojë në favor të pranimit të Suedisë në NATO.

Parlamenti i Turqisë e ka aprovuar anëtarësimin e Suedisë të martën, duke e lënë Hungarinë të vetmen anëtare të NATO-s që nuk e ka miratuar aplikimin e shtetit suedez. /koha

Related posts

Krimet e rënda zbarkojnë sërish në Brezovicë, vazhdojnë operacionin me urdhër të prokurorisë

admin

Kalimet ilegale ‘sfidojnë’ ligjet angleze, mbi 10 mijë kalime në 6 muaj

admin

Stoltenberg: Është koha që Suedia të anëtarësohet në NATO, ajo ka bërë gjithçka që kërkon Turqia

admin