RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

I jepet lamtumira e fundit ish-kryeministrit italian Berlusconi

i-jepet-lamtumira-e-fundit-ish-kryeministrit-italian-berlusconi

Ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë më 12 qershor në spitalin ku po trajtohej në Itali, iu dha lamtumira e fundit nëpërmjet një funerali ceremonial shtetëror sot në Milano, raporton Anadolu.

Në Katedralen Duomo në Milano u mbajt funerali zyrtar për Berlusconin, i cili ndërroi jetë të hënën në spitalin San Raffaele, ku u shtrua për herë të tretë këtë vit për shkak të komplikimeve si pasojë e leukemisë kronike.

Ceremonia u mbajt nën masa të gjera sigurie, ndërkohë që sipas informacioneve në shtypin italian, trupi i Berlusconit do të dërgohet në krematorium dhe më pas hiri i tij do të ruhet në varrezën familjare.

Krahas familjarëve, në funeral morën pjesë edhe figura të tjera të larta politike. Nga Türkiye, pjesëmarrës ishin ministri i Jashtëm Hakan Fidan dhe zëvendëskryetari i AK Partisë, Ömer Çelik.

Po ashtu, të pranishëm ishin edhe simpatizantë të klubit të futbollit AC Milan, në të cilin Berlusconi kishte qenë president.

Me rastin e ceremonisë funerale, në Itali është shpallur ditë zie kombëtare, ndërsa falmujt janë ulur në gjysmështizë.

Ndryshe, Berlusconi ishte shtruar në spital në San Raffaele të Milanos më 9 qershor për shkak të komplikimeve të lidhura me një leukemi kronike të panjohur më parë.

Për shkak të problemeve serioze shëndetësore, Berlusconi ishte shtruar në San Raffaele edhe midis 5 prillit dhe 19 majit.

Më herët, më 27 mars, ai u shtrua për katër ditë në spital për kontrolle shëndetësore.

– Biznesmen, magnat mediatik, president i Milanos dhe kryeministër

Berlusconi, i cili hyri në politikë në vitin 1994 kur ishte biznesmen dhe magnat mediatik në Itali, udhëhoqi katër qeveri të ndryshme në periudhën 1994-2011 dhe ishte kryeministër për kohën më të gjatë në total. Ai ishte president i klubit futbollistik të Serie A-së, AC Milan.

Silvio Berlusconi, me investimet e tij në Milano, luajti një rol të madh në suksesin e klubit kuqezi si në Itali, ashtu edhe në Evropë.

Përveç personalitetit të tij, Berlusconi ishte shpesh i përfolur për skandalet seksuale dhe akuzat për korrupsion dhe la gjurmë në politikën italiane me ndëshkime dhe deklaratat e tij.

Related posts

Kryeministri japonez evakuohet për shkak të një shpërthimi – VIDEO

admin

Komandanti i KFOR-it takon udhëheqësit e FSK-së, Policisë dhe AKI-së

RTI

Në Revuq të Podujevës u përurua xhamia e re

admin