Vala e të nxehtit që ka përfshirë Amerikën dhe Europën vazhdon të shkaktojë zjarre të mëdha dhe rrezikojë jetën e njerëzve.
Shumica e shteteve amerikanë janë nën alarmin e kujdesit nga nxehtësia,ndërsa pritet që temperaturat të tejkalojnë 38 gradë në pesë ditët e ardhshme.
Ndërkohë në Kaliforni zjarri ka përfshirë pyllin e pishave që prej të premtes dhe ndërsa ende nuk është vënë nën kontroll rrezikon të përhapet edhe në parkun kombëtar Yosemite, i famshëm për pemët gjigande të sekuojas.
Zjarri përfshiu rreth 2650 hektarë pisha, duke dëmtuar dhjetëra prona. Vitet e fundit, Kalifornia dhe pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara perëndimore janë shkatërruar nga zjarre të mëdha, të nxehta dhe me lëvizje të shpejtë, të nxitura nga vitet e thatësirës dhe ndryshimet klimatike.
Ndërkohë, në Evropë, vala e të nxehtit ka shkaktuar viktima të shumta në Spanjë dhe Portugali dhe vazhdon të ushqejë zjarret në mbarë kontinentin.
Qeveria italiane paralajmëroi për temperatura të larta në 16 qytete, ndërkohë që vendi përballet edhe me një thatësirë të pazakontë, si dhe mbi 33 mijë vatra zjarri. Franca gjithashtu pas 1 javë luftë ka arritur të vërë disi nën kontroll zjarret në pjesën jugor te saj. Deri më tani, Italia ka raportuar 27 mijë hektarë të djegur, Franca 44 mijë dhe Spanja 19 mijë.