RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

I pamundur shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Kosovë

i-pamundur-sherbimi-ushtarak-i-detyrueshem-ne-kosove

Njohësit e rrethanave të sigurisë, vlerësojnë se Kosova e ka të pamundur ta bëjë të detyrueshëm shërbimin ushtarak por që kërkojnë të miratohet Ligji për Mobilizim, pasi në raste të agresionit Kosova nuk i obligon qytetarët e saj të mobilizohen.

Sipas tyre, shërbimi ushtarak i obligueshëm pengesë për shkak të mungesës së buxhetit dhe se plani dhjetëvjeçar i tranzicionit të FSK-së

Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli në një intervistë për EO tha se Kosova ende nuk i ka arritur kapacitet e saj të plota operacionale ta bëjë të detyrueshëm shërbimin ushtarak, teksa pengesë tjetër e sheh edhe buxhetin.Ai FSK-në e sheh në rrugë të mirë drejtë zhvillimit të një ushtrie profesionale me standarde të NATO-s.

“Konsideroj që në këtë fazë në të cilët gjenden Forca e Sigurisë së Kosovës ndoshta është e pamundshme. Arsyeja është se në planin tranzitor të saj ajo ende nuk i ka arritur kapacitetet e saj të plota operacionale. Arsyeja e dytë është se nëse vjen deri te ajo, buxheti i tanishëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk mjafton, duhet të rritet buxheti edhe e treta çka konsideroj që është shumë e rëndësishme është se detyrimi i obligueshëm i ushtarak, nuk mund të arrijë kapacitetet e plota për t’u përgatitur për mbrojtje. Pra FSK-ja është në rrugë të mirë me formën e saj të zhvillimit të një ushtrie profesionale me standarde të NATO-s, andaj konsideroj që kjo duhet të vazhdojë dhe ka kohë për ta”, tha Veseli.

Veseli ka kërkuar nga Qeveria që të hartojë Ligjin për Mobilizim, pasi në raste të agresionit Kosova nuk i obligon qytetarët të mobilizohen.

“Gjithsesi institucionet e sigurisë sonë kanë marrë masa e nevojshme për ngritjen e gatishmërisë për ndonjë të papritur, mirëpo Kosovës i mungon Ligji për Mobilizim, andaj Qeveria duhet urgjentisht të hartojë ligje për mobilizim të kapaciteteve kombëtare të resurseve njerëzore dhe të kapaciteteve të tjera ekonomike. Ne nuk e kemi atë ligj në rastet emergjence apo të një agresioni të mundshëm, Kosova nuk ka ligj që i obligon qytetarët e saj të mobilizohen për mbrojtje të vendit”.

Ndërsa Drizan Shala, tha se tranzicioni i FSK-së ka plan më gjithëpërfshirës. Shala përmend edhe kostot buxhetore si një pengesë reale.
“Mendoj që jemi në fazën transicionit dhjetëvjeçar të planit gjithëpërfshirës të Forcës së Sigurisë së Kosovës po të qëndrojnë forcat e armatosura të Kosovës dhe sipas projeksioneve ne nuk e kemi obligative shërbimin e detyruar ushtarak dhe nuk mendoj që është nën harmonizimin e orientimit strategjik të projeksionit ku dëshirojmë ta kemi forcën e sigurisë së Kosovës respektivisht FAK-un. Pra unë nuk mendoj që kjo në afatmesëm apo afatgjatë do të na kontribuonte që të kemi një shërbim të detyrueshëm ushtarak sepse është edhe një kosto buxhetore e cila është edhe e papërballueshme për sistemin financiar të Republikës së Kosovës”, u shpreh Shala.

Shala e sheh të rrugës bashkërendimin me nivelin politik ndërkombëtar dhe të arrihet marrëveshje me shtetet mike në rast të ndonjë sulmi.

“Unë mendoj që Kosova dhe institucionet e saj kanë ndërmarrë veprime të tyre preventive. Ne do të duhej avancim edhe më tutje në bashkëpunim dhe bashkërendim me nivelin politik ndërkombëtar dhe të arrijmë marrëveshje eventuale me partnerët mike të Kosovës në raste se do të cenohet integriteti territorial i Republikës së Kosovës”, u shpreh Shala, teksa përmend edhe shtetet që Kosova duhet t’i ketë afër.

“Në nivelin taktik me bashkërendua veprimet me Shqipërinë, në nivelin operacional me ushtrinë turke dhe në nivelin strategjik me ushtrinë e Kroacisë”, theksoi Shala.

Related posts

Departamenti i Shtetit inkurajon Shkupin dhe Sofjen që të vazhdojnë dialogun

admin

Pragë – Pavel dhe Babis në balotazh presidencial

admin

Fotografia e parë e tre policëve pas lirimit

admin