RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ideja për vendosjen e emigrantëve në anije gjigante nxit debat në SHBA

ideja-per-vendosjen-e-emigranteve-ne-anije-gjigante-nxit-debat-ne-shba

Kryetari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, po udhëheq negociatat për strehimin e emigrantëve të paligjshëm në një anije gjigante lundrimi pranë Staten Island.

Norwegian Cruise Line konfirmoi për Fox News se ka marrë kërkesë për të dhënë me qira një nga anijet e saj turistike, e cila do të shërbente si strehim për emigrantët, por se ende nuk ka marrëveshje.

Kompania zotëron 18 anije lundrimi luksoze.

Informacioni në lidhje me planin e Adamsit u raportua fillimisht nga New York Post. Kjo gazetë njoftoi se kryebashkiaku po e shqyrton po ashtu mundësinë e ngritjes së një qyteti tendë të ngjashëm me atë që tashmë është duke u ngritur në Bronx.

Një tjetër anije turistike nga kompania estoneze Tallink është gjithashtu mundësi.

Nuk dihet ende se sa do të kushtojë qiraja e një anije turistike, por spekulohet se një anije lundrimi norvegjeze do të ishte më e përballueshme në krahasim me një qytet me tenda që i kushton qytetit 15 milionë dollarë në muaj.

Rreth 15.500 emigrantë kanë mbërritur në New York që nga maji dhe guvernatorët republikanë po insistojnë që ata të udhëtojnë më në veri drejt shteteve të kontrolluara nga demokratët për të theksuar kështu pasojat e politikës, sipas tyre, të dobët kufitare të presidentit Joe Biden.

Adams, i cili është demokrat, planifikon të ankorojë kryqëzorin në Staten Island, por kreu republikan i bashkisë Vito Fossella, e konsideron planin “problematik”.

“Çfarë vjen më pas, kamionët në rrugë? Këto probleme nuk duhet të bëhen problem i Staten Island”, tha ai.

Republikania Nicole Malliotakis e përshkroi planin e Adamsit si ” ide qesharake që mund të vinte vetëm nga një administratë e paaftë”.

“Demokratët heqin dorë nga përgjegjësia, por kur republikanët të marrin përsipër Dhomën, ne do t’i japim fund kësaj marrëzie”, tha Malliotakis. /klix

Related posts

Vërshimet në Serbi, dy persona raportohen të zhdukur, gjendje e jashtëzakonshme në Novi Pazar

admin

Rusia në ‘listën e turpit’ të OKB-së për vrasjen e fëmijëve, Izraeli lihet jashtë

rezart morina

​Dogana kalon 1.5 miliard euro të hyra

rezart morina