Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar i dyshuari i pestë për rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë.
Përmes komunikatës, PK ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit të pestë janë vënë në ndjekje të tij.
Tutje është bërë e ditur se deri tash janë arrestuar katë persona
“Pra, lidhur me rastin e “ dhunimit” policia deri në këtë fazë ka arrestuar gjithsej katër (4) persona, personi i pestë (5) është identifikuar, është kërkuar në shtëpinë e tij, nuk është gjet në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor”, thuhet në njoftim. /teve1