Qindra njerëz në Indi protestuan kundër martesës së muslimanëve me gra hindu, duke kërkuar miratimin e ligjeve që ndalojnë ndërrimin e fesë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi në NDTV, protestuesit mbajtën një protestë duke pretenduar se burrat muslimanë po i bindin gratë hindu të konvertohen në Islam përmes martesës.
Aktivistët e grupeve të krahut të djathtë, në tubimin në Mumbai brohoritën parulla kundër martesave muslimano-hindu, duke kërkuar sjelljen e ligjeve që ndalojnë ndërrimin e fesë dhe duke kërkuar që të ndalohet “grabitja e tokës në emër të fesë”.
Udhëheqësit dhe anëtarët e grupeve nacionaliste hindu “Rashtriya Swayamsevak Sangh” dhe Këshilli Botëror Hindus, të cilët akuzohen për nxitje të urrejtjes fetare kundër muslimanëve, morën pjesë në demonstratën e organizuar nga grupi ombrellë i organizatave të krahut të djathtë “Sakal Hindu Samaj”.