RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti brazilian kritikon OKB-në: Nuk e ndaloi luftën në Ukrainë

presidenti-brazilian-kritikon-okb-ne:-nuk-e-ndaloi-luften-ne-ukraine

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva ka sulmuar fuqitë perëndimore që mbështesin Ukrainën dhe anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mos ndalimin e luftës.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ka funksionuar. Shtetet e Bashkuara pushtuan Irakun, Franca dhe Anglia pushtuan Libinë, tani Rusinë. Dhe të gjithë kanë të drejtën e vetos”, tha ai, shkruan Al Jazeera.

Lula u shpreh se as presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe as presidenti rus Vladimir Putin nuk janë gati për të biseduar për paqe.

“Roli i Brazilit është të përpiqet të arrijë në një propozim paqeje së bashku me të tjerët kur të dy vendet e dëshirojnë atë,” theksoi ai. /abcnews

Related posts

Maqedonci: Avancimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, hap i madh për sigurinë

rezart morina

SHBA, aktivistët protestojnë në ndërtesën e Kongresit për armëpushim në Gaza

rezart morina

Sulm në një kamp refugjatësh në Gazën qendrore, 15 të vrarë dhe disa të plagosur

rezart morina