Inflacioni vjetor në Mbretërinë e Bashkuar arriti numër dyshifror për herë të parë në 40 vjet, pasi Zyra e Statistikave Kombëtare njoftoi se inflacioni ka qenë 10,1 për qind në korrik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shifra është më e lartë se vlerësimet e tregut, ku ishte parashikuar rritje prej 9,8 për qind.
Ndikimi më i madh në rritjen e normës së inflacionit ka ardhur nga shërbimet shtëpiake, transporti, ushqimet dhe pijet joalkoolike.
Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0,6 për qind.
Më parë, Banka Qendrore britanike kishte parashikuar se inflacioni do të arrinte mbi 13 për qind përpara fundit të vitit 2022. /aa