RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Veriut lëshon dy raketa detare

koreja-e-veriut-leshon-dy-raketa-detare

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa detare në det mëngjesin e së mërkurës, sipas zyrtarëve të Koresë së Jugut, në testin e parë të armëve të Phenianit që nga fillimi i muajit të kaluar.

“Mëngjesin e sotëm, ne kemi zbuluar dy raketa lundruese të lëshuara nga Koreja e Veriut në Detin Perëndimor nga Onço, në provincën e Pionganit Jugor”, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes për AFP-në.

Lëshimi i këtyre raketave vjen teksa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara nisën përgatitjet për stërvitjet e përbashkëta ushtarake që do të mbajnë nga 22 gushti deri më 1 shtator.

Koreja e Veriut ka pritur me zemërim njoftimin për këto stërvitje, pasi i konsideron si stërvitje për pushtim.

Herën e fundit që Koreja e Veriut kreu testime të armatimeve ishte më 10 korrik, kur testoi raketahedhës të shumëfishtë.

Related posts

Trump shokon me një lëvizje të fundit

admin

201 të vrarë dhe 747 të plagosur nga sulmet në Iran

Muhamet Ramadani

SHBA dërgoi një aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme, kërcënon Irani: Arma që do ta fundosë anijen është më e rrezikshme

admin