RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar arrin numër dyshifror për herë të parë në 40 vjet

inflacioni-ne-mbreterine-e-bashkuar-arrin-numer-dyshifror-per-here-te-pare-ne-40-vjet

Inflacioni vjetor në Mbretërinë e Bashkuar arriti numër dyshifror për herë të parë në 40 vjet, pasi Zyra e Statistikave Kombëtare njoftoi se inflacioni ka qenë 10,1 për qind në korrik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shifra është më e lartë se vlerësimet e tregut, ku ishte parashikuar rritje prej 9,8 për qind.

Ndikimi më i madh në rritjen e normës së inflacionit ka ardhur nga shërbimet shtëpiake, transporti, ushqimet dhe pijet joalkoolike.

Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0,6 për qind.

Më parë, Banka Qendrore britanike kishte parashikuar se inflacioni do të arrinte mbi 13 për qind përpara fundit të vitit 2022. /aa

Related posts

Baerbock: Kosova të bëjë gjithçka që ta sigurojë shumicën për KiE

Muhamet Ramadani

Shok nga dokumentet e reja të Epstein-it: si përfundoi Kiswa e Qabes në qilim?

RTI

Në klinika e spitale po trajtohen 77 pacientë me COVID-19

admin