RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Instituti Al-Az’har në Egjipt bën thirrje për bojkotimin e produkteve të Suedisë

instituti-al-az’har-ne-egjipt-ben-thirrje-per-bojkotimin-e-produkteve-te-suedise

Institucioni Al-Az’har në Egjipt u bëri thirrje muslimanëve të bojkotojnë produktet suedeze në përgjigje të sulmit ndaj Kuranit në Stokholm, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim në llogarinë e Az’harit në Twitter, janë dënuar ashpër veprimet provokuese të kryera nga autoritetet suedeze kundër shenjtërisë Islame, duke përmendur të ashtuquajturën “liria e shprehjes”.

“Të lejosh këta kriminelë terroristë të djegin Kuranin do të thotë të kryesh krime kundër Islamit, si dhe ndaj feve dhe njerëzve të tjerë. Sulmet ndaj Kuranit janë njollë në ballin e këtyre komuniteteve, që tregojnë se ata janë larg lirisë së vërtetë dhe respektit të feve. Al Az’har fton të gjithë njerëzit e lirë të botës që të vazhdojnë të bojkotojnë produktet suedeze në mbështetje të Kuranit të Shenjtë”, thuhet në deklaratën e Az’harit.

Duke theksuar se mosmarrja e një qëndrimi të vendosur kundër qëndrimit të Suedisë ndaj Kuranit do të nënkuptonte “inkurajimin e kriminelëve”, më tej u bëhet thirrje vendeve islame dhe arabe të jenë të bashkuar në qëndrimin e tyre kundër politikave të Suedisë ndaj muslimanëve.

Sulmet ndaj Kuranit të Shenjtë në Suedi

Në Suedi, Salwan Momika me prejardhje irakiane dogji Kuranin nën mbrojtjen e policisë përpara xhamisë së Stokholmit në ditën e parë të Kurban Bajramit. Përveç vendeve islame, për incidentin reaguan edhe disa vende tjera, përfshirë Rusinë.

Momika dje gjithashtu ka fyer fenë islame duke nëpërkëmbur Kuranin dhe flamurin irakian nën mbrojtjen e policisë para Ambasadës së Irakut në Stokholm.

Për shkak të sulmeve ndaj Kuranit në Suedi, qeveria irakiane i ka kërkuar dje ambasadores suedeze në Bagdad, Jessica Svardstrom të largohet nga vendi.

Kryeministri i Irakut, Mohammad Shia es-Sudani urdhëroi Ministrinë e Punëve të Jashtme të tërheqë të ngarkuarin me punë të ambasadës suedeze në Irak.

Related posts

Kievi hedh poshtë propozimin e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Kissinger

admin

Mediat serbe: Vendosen barrikada afër Kurshumlisë, bllokohet rruga drejt Merdares

admin

Dialogu Kosovë-Serbi, njohësit e politikës: Po hyjmë në fazën e arritjes së marrëveshjes përfundimtare

admin