RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nga sot hapet edhe një vendkalim kufitar mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut

nga-sot-hapet-edhe-nje-vendkalim-kufitar-mes-kosoves-e-maqedonise-se-veriut

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se vendkalimi kufitar Restelicë – Strazimir në kufirin Maqedoni – Kosovë, do të jetë i hapur për kalim rrugor duke filluar nga data e sotme, 21 korrik 2023 deri më 1 tetor 2023.

Hapja e këtij vendkalimi bëhet me qëllim të lehtësimit të qarkullimit ndërkufitar të qytetarëve të të dyja vendeve.

Vendkalimi do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 22:00, ndërsa për kalim do të vlejnë rregullat e njëjta si në vendkalimet tjera kufitare, gjegjësisht dokumentet për udhëtim.

Related posts

Ishujt Kanarie të Spanjës po përballen me ‘zjarret më të këqija’ në 40 vjet

admin

Borrell: A dëshiron Izraeli t’i dëbojë, t’i vrasë të gjithë palestinezët?

admin

Kosova do të futet në Bursën e Energjisë në muajin shtator

admin