RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Instituti Hidrometeorologjik: Reshje intensive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e panevojshme

instituti-hidrometeorologjik:-reshje-intensive-diten-e-hene,-shmangni-udhetimet-e-panevojshme

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe i shoqëruar me reshje shiu.

Sipas parashikimeve meteorologjike nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, reshjet më intensive priten ditën e hënë, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë.

Autoritetet rekomandojnë kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim të ujit në rrugë.

“Sugjerim për popullatën: Të hënën shmangni udhëtimet e panevojshme gjatë reshjeve intensive. Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës. Tregoni kujdes të shtuar në zonat me mjegull gjatë mesjavës”, thuhet në njoftimin e institutit.

Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin nga -1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 10 gradë Celsius.

Të mërkurën parashikohen kushte për mjegull në disa zona, kryesisht në viset mesatare, lugina dhe përgjatë relievit malor, çka mund të zvogëlojë dukshmërinë në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi deri në 5 m/s.

Related posts

Protestuesit pro-pa’lestinezë ngritën një kamp tende jashtë bashkisë së Los Anxhelosit

admin

Vuçiq thotë se nuk do ta nënshkruajë ligjin për martesa mes gjinisë së njëjtë

Muhamet Ramadani

Kurban Bajrami/ Kurti mesazh urimi për besimtarët: Festë që na obligon solidaritete bujari

admin