RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Inteligjenca amerikane: 188 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë

inteligjenca-amerikane:-188-mije-ushtare-ruse-jane-vrare-ose-plagosur-ne-ukraine

Numri i rusëve të vrarë ose të plagosur në Ukrainë ka arritur në 188 mijë, sipas inteligjencës amerikane.

Forcat e presidentit rus, Vladimir Putinit thuhet se kanë humbur 2000 tanke që nga fillimi i pushtimit, gati një vit më parë.

Shifrat e reja u ndanë në një samit perëndimor të enjten mbajtur në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, raporton mirror.

Ata e tejkalojnë vlerësimin e 100 mijë “të vdekurve, të plagosurve ose të braktisurve” të dhënë nga Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace.

“Ata me të vërtetë kanë vuajtur shumë… Unë do të thosha dukshëm mbi 100 mijë”, deklaroi ai.

Gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley tha në nëntor se diku pak më shumë se kjo shifër mendohet të jetë viktima, por shtoi se ushtria ukrainase “ndoshta” ka humbur numër të njëjtë të ushtarëve.

Në lidhje me pajisjet, Wallace tha se Rusia kishte humbur 4,500 automjete të blinduara, 63 aeroplanë, 70 helikopterë, 150 mjete ajrore pa pilot (UAV), 12 anije detare dhe mbi 600 sisteme artilerie.

Përfaqësues nga rreth 50 vende u takuan në bazën kryesore ajrore të SHBA-së në Evropë, me sekretarin e mbrojtjes të Shtëpisë së Bardhë, Lloyd Austin, që kërkon të sigurojë mbështetje të mëtejshme për Ukrainën.

Related posts

Arrestohet presidenti i Perusë Pedro Castillo pas përpjekjes për ta shpërndarë Kongresin

admin

Zotohet Olaf Scholz: Gjermania s’do ta zvogëlojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën

admin

Ngrihet aktakuzë ndaj 12 personave, dyshohet se keqpërdoren detyrën dhe dëmtuan buxhetin e shtetit me miliona euro

admin