RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

IOM: Afro 6 mijë migrantë të parregullt humbën jetën në vitin 2022

iom:-afro-6-mije-migrante-te-parregullt-humben-jeten-ne-vitin-2022

Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM) tha se në vitin 2022 të paktën 5.909 migrantë të parregullt humbën jetën teksa tentonin të migronin në një vend tjetër, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të IOM-it, 2.406 migrantë të parregullt në Mesdhe vitin e kaluar kanë humbur jetën, 1.338 në Amerikë, 1.000 në Azi, 915 në Afrikë, 157 në Evropë dhe 93 në rajonin Lindje të Mesme-Azinë Perëndimore.

Rreth 20 për qind e vdekjeve kanë ndodhur në rrugët për në Spanjë.

Theksohet se në Mesdhe, ku ndodh numri më i madh i vdekjeve të emigrantëve, vetëm migrimi nga Afrika e Veriut drejt Spanjës mori jetën e 1.172 personave ndërsa ky numër korrespondon me një vdekje në çdo 7.5 orë.

Rruga e Ishujve Kanarie, ku 561 migrantë të parregullt humbën jetën vitin e fundit nga bregu i Afrikës së Veriut drejt Spanjës, u cilësua si rruga më e rrezikshme e migrimit të paligjshëm.

Related posts

Spanjë, 500 të vdekur si pasojë e temperaturave të larta të ajrit

admin

Nis kampanja në rrjetet sociale për ndryshiimin e udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e mbulesës në shkolla

admin

Bullgari/ Shkalla e papunësisë bie në tremujorin e katërt

admin