RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

IPK kërkon suspendimin e rreshterit në Leposaviq

ipk-kerkon-suspendimin-e-rreshterit-ne-leposaviq

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka kërkuar suspendimi prej 3 muajve të një zyrtari policor në Leposaviq me gradën Rreshter, raporton teve1.info

Sipas komunikatës për medie, zyrtari policor i cili shërben në Stacionin për Mbikëqyrje Kufitare në Leposaviq, dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim të Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.

“Dje me datën 09 gusht 2023, si rezultat i veprimeve hetimore IPK ka parashtruar kërkesë Drejtorit Rajonal të Policisë Kufitare Veriu për suspendim në kohëzgjatje deri në tri ditë (3) ndaj një zyrtarit policor me gradën Rreshter, i cili shërben në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq – Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së. Ky rast në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke u trajtuar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Mozambik, mbi 90 persona humbën jetën nga fundosja e një trageti

admin

Kurti bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike

admin

Renditja/ Shpenzimet ushtarake globale në nivel rekord, ja shteti i cili kryeson listën me 916 miliardë dollarë

admin