Mijëra njerëz të lidhur me liderin e Lëvizjes Sadr, Muqtada al-Sadr, e kanë vazhduar protestën e tyre që nisi dje në ndërtesën e parlamentit në Zonën e Gjelbër, ku protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë për të depërtuar brenda
Mbështetësit e Lëvizjes Sadr në Irak, të cilët ndodhen në Zonën e Gjelbër në Bagdad, ku gjenden ndërtesat qeveritare dhe përfaqësitë e misioneve të huaja, po e vazhdojnë protestën e tyre me ulje në ndërtesën e parlamentit në ditën e dytë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra njerëz të lidhur me liderin e Lëvizjes Sadr, Muqtada al-Sadr, e kanë vazhduar protestën e tyre që nisi dje në ndërtesën e parlamentit në Zonën e Gjelbër, ku protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë për të depërtuar brenda.
Mbështetësit e grupit gjithashtu falën kolektivisht namazin e drekës.
Tensionet u përshkallëzuan në Irak ditët e fundit pas nominimit të Mohammed Shia al-Sudani-t si kryeministër i ri nga një koalicion grupesh të afërta me Iranin dhe protestave vijuese të mbështetësve të klerikut shiit me ndikim Muqtada al-Sadr.
Iraku ka qenë në ngërç politik për nëntë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të vendit në tetor 2021, të cilat u pasuan nga mosmarrëveshjet midis partive rivale për të formuar qeveri. /aa
You won’t believe it, but Muqtada al-Sadr supporters occupied Iraqi parliament again. For the second time in 5 days. pic.twitter.com/pTGBvJrgDc
— Fuat (@lilygrutcher) July 30, 2022