RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani amniston 22 mijë protestues

irani-amniston-22-mije-protestues

Shefi i gjyqësorit iranian Mohseni Ejei tha se sot rreth 22 mijë persona të arrestuar gjatë protestave disamujore në Iran janë amnistuar, raporton Anadolu.

Duke iu drejtuar një takimi të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ejei tha se udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei deri më tani ka nxjerrë një dekret për amnistine e 82 mijë personave.

Prej tyre, 22 mijë persona u dënuan gjatë trazirave ose u falën përpara se të jepeshin vendimet ligjore, shtoi ai.

Rreth 25 mijë ose u liruan nga burgu ose u anuluan dënimet me burg ndërsa të tjerëve (34 mijë) iu reduktuan dënimet.

Kreu i gjyqësorit Ejei sqaroi tha se të akuzuarit për “krime të dhunshme dhe vjedhje” nuk përfshihen në amnistinë e përgjithshme.

Amnistia mbulon raste të shumta të atyre që janë në gjyq ose të dënuar për muaj të tërë demonstratash masive dhe trazirave pas vdekjes së vajzës së re Mahsa Amini.

Sipas autoriteteve iraniane, në trazira kanë humbur jetën të paktën 200 persona ndërsa grupet perëndimore të të drejtave të njeriut vlerësojnë se kanë humbur jetën më shumë se 500 persona.

Lista e amnistisë nuk përfshin persona të akuzuar për vepra të rënda penale si spiunazh për të huajt, kontakt me shërbimet e huaja të inteligjencës, kryerje të krimeve të luftës, vrasje ose plagosje të qëllimshme, shkatërrim dhe djegie të objekteve ushtarake ose publike, anëtarësim në grupe subversive dhe ata me shumtë dosje penale.

Related posts

Rrëfime të panumërta të torturave izraelite në Gaza

admin

“BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor aq sa ne për të”, Rama: Nga fjalët, duhet të shohim vepra premtuese

admin

Stoltenberg nesër në Kosovë: Takon liderët shtetërorë

rezart morina