Irani njoftoi se ka deportuar rreth 18 mijë emigrantë të parregullt afganë në vendin e tyre, transmeton Anadolu.
Sipas Agjencisë së Lajmeve gjysmë-zyrtare të Iranit, Mehr, shefi i Shërbimit Policor të provincës Khorasan Rezevi, Majid Shoja deklaroi se 17.926 emigrantë të parregullt afganë, të cilët u zbuluan nga rojet kufitare dhe ekipet e policisë në pjesë të ndryshme të vendit, u deportuan në 10 ditët e fundit.
Zyrtari iranian tha se afganët u dërguan përmes portës kufitare Dogarun.
Ministri i Brendshëm iranian, Ahmed Vahidi tha se numri i emigrantëve afganë në vend është mbi 5 milionë.
Ai tha se nuk kanë raporte se emigrantët afganë paraqesin problem sigurie për vendin.