RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani dhe Franca diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe dhe negociatat për marrëveshjen bërthamore

irani-dhe-franca-diskutojne-per-marredheniet-dypaleshe-dhe-negociatat-per-marreveshjen-berthamore

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një bisedë telefonike diskutuan për zhvillimet rajonale, marrëdhëniet dypalëshe dhe negociatat për marrëveshjen bërthamore me Iranin, transmeton Anadolu.

Zëvendës shefi për Çështjet Politike të Zyrës Presidenciale iraniane, Mohammad Jamshidi në mesazhin e tij të publikuar nga llogaria e tij në Twitter njoftoi se Raisi zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin francez Macron.

“Macron telefonoi Raisin dhe biseda zgjati 90 minuta”, tha Jamshidi duke shtuar se “Në bisedë dy presidentët konsultuan çështjen e zhvillimit të marrëdhënieve, kryesisht zhvillimet rajonale dhe negociatat lidhur me heqjen e sanksioneve dhe se ranë dakord se si do të vazhdojnë ndërveprimin”.

– Procesi për negociatat dhe marrëveshjen bërthamore me Iranin

Në këmbim të heqjes së sanksioneve, në vitin 2015 mes Iranit dhe pesë anëtarëve (5+1) të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (Britanisë së Madhe, SHBA-së, Kinës, Francës dhe Rusisë) si dhe Gjermanisë, u nënshkrua një marrëveshje në të cilën vendosen nën monitorim dhe rregullohen aktivitetet bërthamore të Iranit.

SHBA-ja më 8 maj 2018 u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja e arritur me Iranin në periudhën e ish-presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ndaj këtij vendi u zbatuan sërish sanksione.

Në përgjigje të kësaj edhe Irani më 8 maj 2019 filloi të pezullojë aktivitetet e tij në marrëveshje. Edhe pse në marrëveshje Iranit iu lejua të pasurojë uraniumin në masën 3.67 për qind, gjatë këtij procesi ai filloi të pasurojë uraniumin në pastërtinë 60 për qind.

Bisedimet për marrëveshjen bërthamore të cilat filluan në Vjenë në prill 2021 dhe në të cilat u diskutua rigjallërimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe rikthimin e SHBA-së në marrëveshje, u pezulluan në fillim të shtatorit 2022 për shkak të një sërë mosmarrëveshjeve mes Washingtonit dhe Teheranit.

– Pretendimi se është shënuar përparim në bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Ditët e fundit në media janë paraqitur lajme se mes Iranit dhe SHBA-së vazhdojnë bisedimet indirekte dhe se në bisedime është shënuar përparim. Në këtë drejtim pretendohet se Irani dhe SHBA-ja po i afrohen një “marrëveshjeje të përkohshme” që do të lejojë shitjen e naftës në këmbim që Teherani të shkojë në kufizime në programin e tij bërthamor.

Në deklarata të ndara të bëra nga Irani dhe SHBA-ja, është vënë në dukje se në rend dite nuk ka “një marrëveshje të përkohshme” por nuk është dhënë informacion nëse janë zhvilluar apo jo negociatat. Irani ka deklaruar se nuk do të pranojë ndonjë marrëveshje që të zëvendësojë Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) i cili njihet si marrëveshja bërthamore.

Së fundmi sot u njoftua se u liruan 2.7 miliardë dollarë nga 10 miliardë dollarë prej pasurive të Iranit për të cilat thuhet se janë të ngrira në Irak për shkak të sanksioneve të njëanshme të SHBA-së.

Related posts

Shumakeri në publik, mjeku ul entuziazmin për rikuperimin/ Ja detajet mbi gjendjen e legjendës së Formulës 1

admin

Videoja e një ushtari turk që ndihmon viktimën e tërmetit përhapet në mediat sociale kineze

rezart morina

Media izraelite: 4 mijë ushtarë me invaliditet që nga 7 tetori

rezart morina