RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

IRGC: SHBA-ja “do të pendohet” për sulmet e reja ndaj Iranit

irgc:-shba-ja-“do-te-pendohet”-per-sulmet-e-reja-ndaj-iranit

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit ka paralajmëruar se SHBA-ja “do të pendohet për sulmet e saj të reja”, pasi forcat amerikane filluan goditjet ndaj objektivave të IRGC-së në Iran, transmeton Anadolu.

“Agresorët i pret një ndëshkim i ashpër”, tha zëdhënësi i IRGC-së, Sardar Mohebi, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA.

Deklaratat e Mohebit erdhën pak pasi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane kishin filluar goditjet ndaj objektivave të IRGC-së në Iran.

Tensionet mes Teheranit dhe Washingtonit kanë mbetur të larta që nga fillimi i luftës me goditjet ndaj Iranit në fund të shkurtit.

Një marrëveshje kornizë u nënshkrua në qershor me ndërmjetësimin e Pakistanit dhe Katarit.

SHBA-ja nisi në korrik një fushatë bombardimesh dyjavore dhe rivendosi një bllokadë detare pas mosmarrëveshjeve lidhur me lundrimin në ngushticë.

Related posts

Ministria e Shëndetësisë: Numri i të vdekurve shkon në 30,410

Muhamet Ramadani

Katari dërgon 10 mijë shtëpi kontejnerësh në Turqi dhe Siri për të prekurit nga tërmeti

admin

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Biserko: Vuçiç nuk do ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, po pret Trump-in për…

admin