Në Irlandë, do të jetë e detyrueshme që paketimi i pijeve alkoolike të shfaqë informacione paralajmëruese për përmbajtjen e kalorive, sasinë e alkoolit, rreziqet e kancerit dhe sëmundjeve të mëlçisë, si dhe rreziqet e pirjes gjatë shtatzënisë.
Irlanda bëhet vendi i parë në botë që do të etiketojë pijet alkoolike për të paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që lidhen me konsumimin e tyre. Në Irlandë, do të jetë e detyrueshme që paketimi i pijeve alkoolike të shfaqë informacione paralajmëruese për përmbajtjen e kalorive, sasinë e alkoolit, rreziqet e kancerit dhe sëmundjeve të mëlçisë, si dhe rreziqet e pirjes gjatë shtatzënisë.
Etiketa do të duhet t’i drejtojë konsumatorët në faqen e Shërbimit Shëndetësor Irlandez për më shumë informacion mbi konsumimin e alkoolit. Komisioni Evropian pranoi planin, por ai ka shkaktuar shqetësim në mesin e prodhuesve të alkoolit në të gjithë kontinentin. /dosja