RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Itali: Prokurorët në Padova thonë se certifikata e lindjes me dy nëna është e paligjshme

itali:-prokuroret-ne-padova-thone-se-certifikata-e-lindjes-me-dy-nena-eshte-e-paligjshme

Qyteti verior italian i Padovës ka filluar heqjen e emrave të nënave homoseksuale jo-biologjike nga certifikatat e lindjes së fëmijëve të tyre, sipas legjislacionit të ri të miratuar nga qeveria e kryeministres Giorgia Meloni.

Këto çertifikata lindjeje i përkasin 33 fëmijëve të grave italiane që iu nënshtruan fekondimit artificial jashtë vendit dhe më pas i regjistruan fëmijët e tyre nën qeverinë e qendrës së majtë të qytetit, të udhëhequr nga Sergio Giordani, në vitin 2017.

Zyra e prokurorit në Padova konfirmoi për CNN se, që nga e enjtja, 27 nëna ishin hequr nga 27 certifikata lindjeje.

Masa nënkupton që vetëm prindi biologjik i një fëmije mund të shënohet në certifikatën e lindjes.

Masa gjithashtu ndalon burrat në një marrëdhënie të të njëjtit seks që të regjistrojnë lindjen e fëmijës së tyre me emrat e të dy baballarëve. Në vend të kësaj, ata duhet të zgjedhin njërin për të qenë babai ligjor, përcjell ndër të tjera TopChannel.

Related posts

Këngëtari amerikan bën thirrje për vrasjen e mijërave në Gaza nëse robërit nuk lirohen

rezart morina

Zelensky në vizitë të paparalajmëruar në Kanada

rezart morina

Pas sulmit iz’raelit në Jemenin perëndimor, grupi Houthi thotë se goditi Iz’raelin jugor dhe një anije amerikane

RTI