RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Itali, tre të vdekur dhe mijëra të zhvendosur pas shirave të rrëmbyeshëm në veri të vendit

itali,-tre-te-vdekur-dhe-mijera-te-zhvendosur-pas-shirave-te-rrembyeshem-ne-veri-te-vendit

Autoritetet lokale italiane njoftuan se të paktën tre persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë u zhvendosën pas shirave të rrëmbyeshëm që goditën rajonin verior italian Emilia Romagna, transmeton Anadolu.

Shirat e dendur shkaktuan vërshimin e rreth 14 lumenjve, duke përmbytur rrugët dhe shtëpitë dhe duke shkaktuar ndërprerje të trafikut hekurudhorë.

Ministri i Mbrojtjes Civile, Nello Musumeci, tha se të paktën 5 mijë njerëz janë evakuuar nga zona.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët në zonat e prekura se reshjet mund të vazhdojnë edhe për 12 orë të tjera.

“Gjendja emergjente nuk ka mbaruar aspak. Operacionet e shpëtimit janë komplekse dhe mund t’i vënë në rrezik shpëtimtarët”, deklaroi për transmetuesin kombëtar RAI, Titti Postiglione, nënkryetari i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Italisë.

Dy javë më parë, nga kushte të ngjashme të motit humbën jetën të paktën dy persona dhe u dëme të rënda në të njëjtin rajon.

Musumeci tha se qeveria po ndiqte nga afër situatën dhe tashmë ka caktuar 10 milionë euro për përpjekjet e shpëtimit.

Italia ishte goditur nga një periudhë e thatësirës së vazhdueshme në vitet e fundit, por ekspertët kanë paralajmëruar edhe për dukuri të tjera ekstreme të motit, si stuhitë dhe përmbytjet, të cilat po bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.

Thatësira e zgjatur e bën tokën më pak absorbuese të shiut se zakonisht, duke rritur gjasat e përmbytjeve.

Related posts

Akulli detar në Antarktidë në nivelet më të ulëta ndonjëherë, pasojat që mund të ketë

Muhamet Ramadani

Erdogan niset për vizitë në Turkmenistan për Forumin Ndërkombëtar të Paqes dhe Sigurisë

RTI

Gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së në Hagë shkon drejt përfundimit

RTI