RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Italia: Gaza duhet të jetë pjesë e shtetit të ardhshëm të Palestinës

italia:-gaza-duhet-te-jete-pjese-e-shtetit-te-ardhshem-te-palestines

Italia ka deklaruar se Gaza duhet të jetë pjesë e shtetit të ardhshëm të Palestinës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ANSA, ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, tha se Italia e njeh Autoritetin Palestinez të udhëhequr nga presidenti Mahmoud Abbas si entitetin e vetëm legjitim për të qeverisur shtetin e ardhshëm të Palestinës.

“Ne jemi gati të bëjmë pjesën tonë nëse kërkohet. Italia, me besueshmërinë e saj në Lindjen e Mesme, mund të luajë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen me dy shtete”, tha Tajani.

Tajani gjithashtu përsëriti “mbështetjen e plotë për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten” dhe këmbënguli se pengjet në duart e Hamasit duhet të lirohen pa kushte.

Më tej, ai theksoi se Italia ëhtë “në vijën e parë për të ndihmuar popullsinë civile të Gazës”.

Derisa sulmi izraelit në Rripin e Gazës hyri në ditën e 38-të, sipas shifrave të fundit nga autoritetet palestineze, të paktën 11.180 palestinezë janë vrarë, përfshirë mbi 7.700 fëmijë dhe gra, si dhe mbi 28.200 të tjerë janë plagosur.

Mijëra ndërtesa, përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar që nga muaji i kaluar.

Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është gati 1.200.

Related posts

Pezullohet paga për prokurorët e dorëhequr serbë

admin

Eksperti i gjenocideve: Ajo që po shohim në Gaza është “përsëritje e Aushvicit”

admin

OKB: Më shumë se 140 punonjës të ndihmave humanitare të vrarë në 2021

admin