Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në raportin e orës 16:26 njofton se pritjet më të gjata në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë janë regjistruar në pikën kufitare në Merdar. Aty qytetarët, kryesisht mërgimtarët tanë, po presin 200-240 minuta në dalje, ndërsa 15-20  minuta për të hyrë në Kosovë.

Ndërsa, në Muçibabë ku po pritet 30-35 për të hyrë në Kosovë, kurse te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë pritet deri në 20 minuta, kurse në Jarinë deri në 15 minuta, në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 10 minuta në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Për të përcjellur në kohë reale gjendjen në vendkalimet kufitare të Kosovës klikoni