RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Fatkeqësia humanitare në Gaza po ndodhë në “fushë të qartë”

okb:-fatkeqesia-humanitare-ne-gaza-po-ndodhe-ne-“fushe-te-qarte”

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë shprehur shqetësimin për situatën “vërtetë të tmerrshme” në Rripin e Gazës, duke theksuar se katastrofa humanitare atje po ndodhë në “fushë të qartë”, transmeton Anadolu.

“Situata është me të vërtetë e rëndë. Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për atë që mund të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme. Kjo nuk po ndodhë prapa dyerve të mbyllura. Kjo po ndodhë në pamje të qartë, kjo fatkeqësi humanitare, dhe ne kemi nevojë për të gjithë ndihmën që mund të marrin”, tha Stephane Dujarric, zëdhënës i OKB-së.

Në konferencën e rregullt për media, Dujarric tha se OKB-ja ka marrë iniciativën për të qëndruar krah për krah me popullin e Gazës.

“Ne po vazhdojmë të ofrojmë çfarëdo ndihme humanitare që mundemi në mënyrë sa më të sigurt. Kjo është një nga arsyet që ne kemi dhe do të vazhdojmë të shtyjmë për armëpushim humanitar”, tha ai.

Derisa sulmi izraelit në Rripin e Gazës hyri në ditën e 38-të, sipas shifrave të fundit nga autoritetet palestineze, të paktën 11.180 palestinezë janë vrarë, përfshirë mbi 7.700 fëmijë dhe gra, si dhe mbi 28.200 të tjerë janë plagosur.

Mijëra ndërtesa, përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar që nga muaji i kaluar.

Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është gati 1.200.

Related posts

Katër shqiptarë sulmohen fizikisht në veri të Mitrovicës, Prokuroria jep detaje për rastin

admin

Çavuşoğlu dënon deklaratat e Bidenit për ngjarjet e vitit 1915

rezart morina

Bosnjë e Hercegovina bën thirrje për rritjen e numrit të trupave të EUFOR-it në vend

rezart morina