RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Italia vendos të ulë me 10% çmimet e ushqimeve, çdo familje do të kursejë gjithsej deri në 150 euro

italia-vendos-te-ule-me-10%-cmimet-e-ushqimeve,-cdo-familje-do-te-kurseje-gjithsej-deri-ne-150-euro

Qeveria italiane do të nënshkruajë një marrëveshje me shoqatat e prodhuesve dhe me supermarketet e vendit me synimin për të ulur çmimet e nevojave bazë, kryesisht në sektorin ushqimor.

Sipas shtypit, çmimet do të bien nga 1 tetori deri në fund të vitit mesatarisht 10%. “Çmimet e kufizuara” do të vlejnë për tre muaj, deri në fund të vitit dhe llogaritet se çdo familje në vend do të kursejë gjithsej deri në 150 euro. Me çmim të reduktuar do të shiten mishi, qumështi, sheqeri, vezët, mielli, orizi, por edhe pelenat dhe barnat pa recetë.

Konsumatorët do të mund të dallojnë produktet specifike, falë një ngjitësi të veçantë, me ngjyrat e flamurit italian. /syri

Related posts

Kurti shkon në vendin ku u vra polici Enver Zymberi, vendos lule në pllakatën e tij të inaguruar

admin

Hungaria bllokon kredinë 90 miliardë euro të BE-së për Ukrainën, kërkon rifillimin e naftës përmes Druzhba

admin

Thirrja e fundit për ndihmë nga Mbrojtja Civile Pa’lestineze në Ga’za

Muhamet Ramadani