RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izrael – Dhjetëra mijëra protestues kundër reformës në drejtësi

izrael-–-dhjetera-mijera-protestues-kunder-reformes-ne-drejtesi

Dhjetëra mijëra izraelitë demonstruan dje në mbarë vendin për të kundërshtuar reformat gjyqësore të planifikuara nga qeveria e krahut të djathtë.

Të premten pati përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve pas një demonstrate përpara rezidencës private të kryeministrit, Benjamin Netanyahu, në Cezare.

Disa demonstrues u arrestuan, duke përfshirë një organizator kryesor të protestës.

Kundërshtarët e reformës në drejtësi akuzuan policinë për dhunë.

Koalicioni i djathtë i Netanyahu kërkon të kufizojë ndikimin e gjykatës supreme kombëtare përmes reformës së gjyqësorit, duke akuzuar gjykatat për ndërhyrje të tepruar në vendimet politike.

Megjithatë, kritikët i shohin reformat si rrezik për ndarjen e pushteteve dhe dëmtim të demokracisë së Izraelit.

Protestat kundër reformave janë mbajtur prej muajsh. Planet e qeverisë fillimisht u ngrinë në mars, pas kritikave të forta në Izrael dhe jashtë saj.

Megjithatë, përpjekjet e presidentit, Isaac Herzog për të ndërmjetësuar mes qeverisë dhe opozitës dhe për të gjetur një kompromis deri më tani kanë dështuar. /atsh

Related posts

Shefi i NATO-s takon sot Kurtin dhe Vuçiqin, një ditë para takimit në Bruksel

admin

Qeveria i ndau 4 milionë euro, Sindikata e Minatorëve të Trepçës anulon protestën e paralajmëruar për të enjten

RTI

Va’rrosen në Khan Younis ku’fomat e 80 pa’lestinezëve të dorëzuar nga Iz’raeli

admin